Stabilizohen çmimet e naftës, frymëmarrje pas kolapsit të së mërkurës

Çmimet e naftës u rimëkëmben ndjeshëm gjatë sesionit të sotëm, pas një rënie të lirë gjatë sesionit të së mërkurës, kur çmimet prekën nivelin më të ulët të 3 muajve të fundit.
Pavarësisht frymëmarrjes gjatë së enjtes, tregu vijon të mbetet nën presion mjaft të lartë, ndërkohë që prodhimi në Shtetet e Bashkuara vazhdon të rritet.
Në çelje të sesionit të sotëm, Nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 50.82 dollarë për fuçi. Benchmarku ndërkombëtar zbriti nën nivelin e 50 dollarëve për fuçi përkohësisht gjatë së mërkurës, për të parën herë që prej nëntorit të vitit të kaluar.
Nafta bruto amerikane ndërkohë, në çelje të sesionit të sotëm kuotohej pranë nivelit të 48.23 dollarëve për fuçi.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.