Stabilizohen çmimet e naftës, investitorët në pritje të raportit

Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare vijojnë të mbeten pranë niveleve rekord minimale të 3 muajve të fundit, pavarësisht një rimëkëmbje të lehtë gjatë sesionit të sotëm.
Në çelje të sesionit tregtar të së martës, nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 51.32 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 48.33 dollarëve për fuçi.
Ditëm e Hënë ndërkohë, benchmarku ndërkombëtar arriti të prekte nivelin e 50.85 dollarëve për fuçi. Stabilizimi gjatë sesionit të sotëm ndërkohë vjen si pasojë e humbjeve të njëpasnjëshme gjatë 5 sesioneve të kaluara.
Investitorët po kërkojnë të ripozicionohen. Investitorët janë në pritje të raportit të agjencisë ndërkombëtare të energjisë, që publikohet më vonë gjatë sesionit tregtar.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.