Stabilizohen çmimet e naftës, pas kolapsit të së mërkurës

Çmimet e naftës u regjistruan në rritje gjatë sesionit të sotëm, pas humbjeve të një dite më parë, duke marrë shtysë nga raportimet e fundit të Organizatës së vendeve eksportuese.
Ministri kuvajtian i naftës deklaroi një ditë më parë se, vendet e organizatës i kanë tejkaluar detyrimet dhe pritshmëritë që burojnë nga marrëveshja për shkurtimin e prodhimit.
Vendet e OPEC sipas tij, aktualisht e ka zbatuar marrëveshjen në masën 140%, ndërkohë që partnerët jashtë organizatës janë mjaftuar në masën 50 deri në 60%.
Në çelje të sesionit të sotëm, nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 53.61 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 50.65 dollarëve për fuçi.
Gjatë sesionit të djeshëm, të dy benchmarkët humbën rreth 5%. Ekspertët shprehen se rritja e lehtë e çmimeve gjatë së Enjtes vjen vetëm si pasojë e humbjeve të regjistruara të mërkurën.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.