Stabilizohen çmimet – Stuhia në Meksikë pritet të ndërpresë prodhimin, inventarët bien

Çmimet e naftës janë stabilizuar në sesionin tregtar të ditës së Enjte, ndërkohë që inventarët e naftës bruto në SHBA treguan rënie dhe ndërsa një stuhi po i drejtohet njësive të prodhimit në Meksikë. Nafta brent e Londrës kuotohej në 52.52 dollarë për fuçi në hapje të sesionit, ndërsa nafta bruto amerikane (WTI), në 48.31 dollarë.
Të mërkurën në mbrëmje, të dy indekset u rritën me më shumë se 1%, prej ndërprerjeve të mundshme në Meksikë. Përveç motit, tregtarët thanë se rënia e inventarëve në SHBA tregon për një tkurrje graduale të tregut.
Megjithatë, prodhimi në SHBA arriti në 9.53 milionë fuçi në ditë gjatë javës që kaloi, që është niveli më i lartë që prej Korrikut 2015. Sipas Administratës së Informacionit për Energjinë në SHBA, inventarët ranë me 3.3 milionë fuçi, duke prekur 463.17 milionë, në rënie me 13.5% nga niveli i lartë i muajit Mars.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.