Stacione karikimi për makina elektrike, ‘lule diellore’, ‘pyll’ me pemë eolike e fotovoltaike! Tender për ‘Vasil Shanto’-‘Pallati me Shigjeta’
Agjencia për Efiçencën e Energjisë ka hapur një tender me fond limit 83 milionë e 333 mijë lekë për projektin e vendosjes së sistemit të ndriçimit, parkimit, furnizimit elektrik të makinave “2 km Smart-City- Rruga e Energjisë Pastër”.
Afati për dorëzimin e ofertave është deri me 4 shkurt 2021.
Projekti në vetvete është bashkimi i disa teknologjive të energjive të rinovueshme në një sistem të vetëm dhe të monitoruar së bashku.
-Sistemi i Ndricimit
-Sistemi: SmartFlower
-Sistemi i Karikimit te mjeteve elektrike
-Sistemi i pemes Eolike: Aeroleaf Wind Tree
-Sistemi i SmartTree
Qëllimi i këtij projekti është arritja e një harmonie të teknologjive të ndryshëm të burimeve të rinovueshme të energjisë dhe uljen sadopak të emëtimit të CO2 në atmosferë.
Projekti parashikohet të aplikohet në aksin rrugor blloku ‘Vasil Shanto’-‘Pallati me Shigjeta’ në një gjatësi 1 mijë e 180 metra.
Në këtë sipërfaqe do të implementohen teknologjitë e mëposhtme:
-Sistemi i Ndriçimit
-Sistemi i Ndriçimit Karrexhatës (92 copë)
-Ndriçimi i Kalimit të Lumi Lana (351 copë)
-Ndriçimi i Pedonales së këmbësorëve (92 copë)
-Sistemi: SmartFlower (2 copë)
-Sistemi i Karikimit te mjeteve elektrike (5 copë)
-Sistemi i pemës Eolike: Aeroleaf Wind Tree (1 copë)
-Sistemi i SmartTree (20 copë)
Stacionet e karikimit janë ideuar në 2 kategori AC dhe DC:
Stacionet e karikimit AC
-Stacion karikimi pranë Shkolles “Vasil Shanto”
-Stacion Karikimi pranë kryqëzimit që të çon tek AEE
-Stacion Karikimi pranë Kastratit
-Stacion Karikimi pranë Hotel Hilton
Këto stacione do të keni 2 kulla karikimi nga 22kw secila, pra në total janë 8 pika karikimi të pavarura nga njëra-tjetra përsa i përket disponueshmërisë së karikimit të mjeteve elektrike.
Stacionet e karikimit DC:
-Stacion Karikimi pranë OSSHE. Ky stacion është ideuar 350kw
SmartFlower
Smartflower, ose Lulja Diellore, është një përzierje midis paneleve diellore dhe artit. Eshtë një sistem fotovoltaik (PV) që është inkorporuar për të sjellë shikueshmëri në teknologjinë diellore dhe në të njëjtën kohë për të rritur peizazhin dhe arkitekturën që ato plotësojnë përmes estetikës. Smartflower janë modeluar si një luledielli dhe ato kanë të gjithë përbërësit individualë, duke përfshirë panelet diellorë, inverterat, instalimet elektrike, bateritë dhe aksesoret e tjerë për të gjeneruar energji elektrike dhe për ta ruajtur atë.
Përveç gjenerimit të energjisë diellore, një tjetër objektiv i instalimit të luleve të zgjuara është krijimi i vetëdijes publike dhe rritja e përvetësimit të energjisë së rinovueshme. Sistemet fotovoltaike si Smartflower nuk janë burime tipike kryesore të energjisë për një pronë, e cila plotësohet nga panelet diellore tradicionale me menyre montimi ne cati. Smartflower punojnë si plotësuese të sistemeve diellore në çati ose teknikave të ndryshme të tjera të ndërtimit te nje ambienti të gjelbër, dhe simbolizojnë përfitimet mjedisore të energjisë së rinovueshme.
Ngjashëm me një luledielli, Smartfloëer i shpalosin panelet e tyre me 12 petale në lindje të diellit, lëvizin drejt diellit në një kënd prej 90 gradësh dhe pothuajse menjëherë fillojnë të prodhojnë energji elektrike. Ndërsa Smartflower janë të pajisura me gjurmimin e diellit me dy akse, sistemi gjurmon diellin gjatë gjithë ditës.
Gjatë perëndimit të diellit, petalet e Smartflower zgjatet automatikisht deri në mëngjesin tjetër. Petalet tërhiqen gjithashtu kur shpejtësia e erës është rreth 30 milje në orë, gjë që mbron sistemin gjatë erërave të mëdha ose stuhive. Sistemet e Smartflower madje mund t’i rezistojnë shpejtësisë shkatërruese të erës së uraganeve.
Koncepti i SmartFlower u frymezua nga pamja e një luledielli që kthehet nga dielli dhe e ndjek atë gjatë gjithë ditës.
Pema eolike Aeroleaf Wind Tree
“Aeroleaf” i heshtur siç e quan ai, një vëllim konik i tipit S, një imitim i përsosur i gjetheve përbën Pemët e Turbinës së Erës dhe janë përbërës modularë të vendosur përgjatë degëve të çelikut që janë fiksuar në një bosht magnetike që shkojnë në rotacion. pra gjenerojnë tronditjet elektrike. Shumësia ndihmon në kapjen, madje edhe më të voglen lëvizje së erës dhe shndërrimin në impulse elektrike duke gjeneruar kështu vazhdimësi.
Modeli i zgjedhur për rrugën smart është WIND TREE 36 A dhe me fuqi të instaluar 10 800 W. Duke qenë se qyteti i Tiranës në përgjithësi nuk karakterizohet nga erëra të forta, është propozuar që në projektin tonë të jetë vetëm një pemë eolike si përfaqësuese e energjisë së rinovueshme të erës.
Fuqia e instaluar në këtë rast do të jetë 10.8kwp e cila do të gjenerojë energji të ndryshme sipas shpejtësive të ndryshme të erës. Ky produkt test do të na lejojë mundësinë për të parë nqs. në zonën e Tiranës do të jetë një nga zgjidhjet më eficente për të mbuluar konsumin e objekteve të ndryshme, qofshin këto dhe familjarë.
Sistemi i pemëve fotovoltaike ( Solar Tree)
Një pjesë e rëndësishme e këtij projekti janë dhe pemet fotovoltaike të kompozuara nga 12 panele secila prej 375 watt secila.
Përgjatë gjithë rrugës janë planifikuar të montohen 20 të tilla
Ashtu si në rastin e karikuesve të mjeteve elektrike Ac të cilët lidheshin në një sistem HUB në mënyrë që të ndërvepronin me njëra-tjetrën, e njëjta gjë ndodh dhe në këtë sistem. Të 20 pemët do të grupohen në 2 nëndarje, duke qenë se dhe pikat e lidhjes do të jenë njëra në kabinën pranë OSSH dhe tjetra në kabinë pranë Hilton.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.