Stacionet e karburanteve, ende të mbyllura / SHBA, Colonial rikthehet operacionale. Çmimet në nivel rekord të lartë

Operatori më i madh i tubacionit të karburantit në SHBA, deklaroi se linjat janë tërësisht operacionale, por do të kërkojë kohë deri sa furnizimet të rimëkëmben nga sulmi kibernetik, që mbylli mijëra stacione të karburantit. Javën e kaluar, mbyllja e rrjetit të gazësjellësit Pipeline prej 8,900 kilometrash, ishte ndërprerja më e madhe energjetike si pasojë e një sulmi kibernetik në histori, duke parandaluar miliona fuçi benzine dhe nafte drejt Bregut Lindor. Colonial u rikthye tërësisht operacionale në nisje të javës dhe po transporton karburant në nivele normale, sipas kompanisë. Ditën e hënë, 11,667 stacione ishin pa karburant, në rënie nga maja e javës së kaluar prej mbi 15,000 stacionesh. Çmimi i karburantit është rritur ndjeshëm në juglindje, dhe efektet janë ndjerë edhe në Veri. Sulmi kibernetik erdhi përpara fundjavës së Ditës Përkujtimore të trupave ushtarake të SHBA, që është nisja tradicionale e rritjes së kërkesës përpara Verës. Juglindja mbajti barrën më të madhe të ndërprerjes, ndërkohë që rajoni është thuajse pa asnjë rafnieri. Blerjet nën panik bënë që rreth 90% e stacioneve në Washington të ngelen pa karburant. Kjo shifër ra në nisje të kësaj jave në 69%, ndërkohë që në Karolinën e Veriut ranë gjithashtu në 50% dhe Georgia e Virigina, nën 50% . Çmimi kombëtar i gazit u rrit në 3.045 dollarë për galon, apo 11.5 dollarë për litër, që është niveli më i lartë që prej Tetorit 2014.
Klevis Llaha – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.