Stacionet e Plazhit, aplikimet do të rihapen / Klosi: Institucionet po koordinohen për t’iu dhënë zgjidhje problematikave
Pas problemeve të krijuara me stacionet e plazhit dhe pajisjen subjekteve me lejen për shfrytëzimin plazhit, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit do të rihapë aplikimet, me synimin e zgjidhjes së situatës”. Gjithçka është bërë me dije nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, gjatë një takimi të zhvilluar me tour operatorët, hotelierët dhe aplikuesit për stacione plazhi.
Sipas Klosit, do të jetë një përfaqësi nga Bashkia, Agjencia Kombëtare e Bregdetit, Inspektorati Shtetëror i Turizmit dhe prefektura për të koordinuar problematikat.
“Është një situatë e cila ka ndodhur gjithmonë në këtë periudhë por që padyshim do të duhet të sqarojmë përsa i përket këtij viti. Procesi zgjedhur nuk na lejonte që ta hapnim procesin e aplikimit të parcelave dhe ajo u hap vetëm mbas 25 prillit. Kemi të realizuar në këtë process në shkallë të madhe. Kemi një situatë jo të keqe në Bashkinë e Durrësit megjithatë thashë ka nevoj që të jemi në terren për të përcaktuar problematikat përfundimtare, Është shumë e nevojshme të jemi në terren”, tha Ministri Klosi.
Aktualisht, pavarësisht se ka filluar muaji korrik dhe jemi në pikun e sezonit turistik, për shkak të ndryshimit të procedurave, sipërmarrësit nuk janë pajisur ende me leje për shfrytëzimin e plazhit.
Ola Mitre – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.