Stacioni i përbashkët hapësinor-Rusia hedh dyshime ndaj SHBA
Moska mund të braktisë një projekt për të ndërtuar një stacion hapësinor në orbitën hënore në partneritet me agjencinë amerikane të hapësirës NASA, sepse nuk dëshiron të këtë një “rol të dytë” – tha një zyrtar rus.
Rusia ra dakord vitin e kaluar për të punuar me Administratën Kombëtare të Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA) të SHBA-ve për hapjen e stacionit të përbashkët hapësinor, i cili do të shërbejë si një post stacionar për misionet e ardhshme.
Por kreu i agjencisë ruse Roscosmos, Dmitry Rogozin, tha se Rusia mund të dilte nga programi i përbashkët dhe në vend të kësaj do të propozonte projektin e vet të projektit të stacionit të orbitës hapësinore.
“Federata Ruse nuk mund të përballojë luajtjen e një roli dytësor” –tha ai sipas agjencisë së lajmeve RIA, pa shumë sqarime të mëtejshme.
Marrëdhëniet midis Moskës dhe Uashingtonit janë përkeqësuar që nga viti 2014 pasi Rusia aneksoi Krimenë nga Ukraina dhe u akuzua për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së 2016.
e.t/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.