Stambolli, vendi i gjallë që do t’ju falë qetësinë

Stambolli është një nga qytetet më të gjalla që mund të vizitoni ndonjëherë e njëkohësisht një vend kaq i qetë dhe melankolik. Midis pazareve, arkitekturës, dhe pikëpamjeve ky qytet dinamik iu ofron vizitorëve aktivitete nga më të ndryshmet.
Në momentin që shkoni dhe vizitoni këtë qytet të mrekullueshëm do ta keni të pamundur të dilni prej tij pa një valixhe të mbushur plot me suvenire.
Ju mund të humbisni nëpër xhamitë e dekoruara të qytetit e të shikoni një art të vërtet, ose mund të bëni shëtitjen me anije dhe ti bini rreth e përqark këtij vendi.
Stambolli është nga ato vende ku do të gjeni gjithmonë aktivitete të reja për t’u marrë. Ju mund të vizitoni akuariumet madhështore të mbushur më peshq të ndryshëm apo të bëheni miq me kafshët e egra vendase në një kopsht zoologjik.
Ka kaq shumë për të përjetuar, sa do të mendoni se nuk koha nuk mjafton për t’i përmbushur të gjitha këto.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.