Start-Up biznesesh në sektorin e turizmit, MZHETTS ofron 5 grante prej 489.090 Lekësh
Nëse keni një ide kreative në sektorin e turizmit, ju mund të ktheni atë në një sipërmarrje të mirëfilltë, duke përfituar nga grantet mbështetëse që ofron Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.
MZHETTS në kuadër të projektit “I4TOUR – Zhvillimi Territorial për Turizmin e Qëndrueshëm, Ndërmarrjet Krijuese, Zhvillimi Rural dhe Punësimi i të Rinjve” i financuar nga IADSA (Programi i Konvertimit të Borxhit për Zhvillim), çel thirrjen e dytë për dhënien e granteve mbështetëse për sipërmarrjet kreative të planifikuara për tu ngritur bazuar në ide inovative.
Nëpërmjet kësaj nisme krijohet mundësia më e mirë për të transformuar një ide inovative në një sipërmarrje të mirëfilltë, duke ofruar një grant mbështetës, ambientet e punës, si dhe një asistencë të kualifikuar për zhvillimin e idesë, ku do të financohen 5 grante, prej 489.090 Lekë për Start-Up biznesesh në sektorin e turizmit në qarkun e Vlorës.
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë faqen e web-it të projektit I4TOUR duke shkarkuar formularin e aplikimit si dhe guidën shoqëruese të formularit të aplikimit. Afati kohor për pranimin e aplikimeve do të jetë 30 ditë nga data e publikimit.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.