Start Up-e për inovacion – Denaj: Deri në 15 mars mund të aplikohet për grante nga BE-ja. Detajet
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj gjatë një diskutimi të hapur me të rinjtë e qytetit të Sarandës vuri në dukje se inovacioni është një dritare e hapur për të ardhmen e maturantëve të këtij viti dhe atyre që pasojnë.
Sipas Denaj deri në 15 mars mund të aplikohet për grante nga BE-ja, ‘EU for Innovation’ për Start Up në inovacion.
“2 vjet me 0 taksa dhe lehtësi fiskale do të ofrohen përmes ligjit të ri për Start Up që po përgatitet,” konfirmoi ministrja. Për aplikimet: http://challengefund.euforinnovation.al/apply/
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.