“Start- up” në Itali me vetëm 250 euro! Si funksionon ?
Fenomeni i grumbullimit të fondeve për ‘’start- up ’’ ka lindur prej disa vitesh dhe ka pasur një shpërthim në 2018. Cilido mund të marrë pjesë në rritjen e kapitalit të një “start-up” , duke shpresuar që suksesi i kompanisë të shumëfishojë vlerën e investuar.
Të investosh në një “start-up” nuk është më një veprim i ‘’të pasurve’’. Me 250 euro mund të marrësh pjesë në kompani që vlerësojnë iniciatorët e rinj . Shpresa e një investitori të vogël është e njëjtë me atë të dikujt që luan në bursë: ajo e të investuarit në momentin e duhur me shpresën që kur kompanisë t’i shumëfishohen fitimet, të ketë përfitime të mëdha.
Është fenomeni i ‘’ kapitalit të investimit ‘’ nga “Crowdfundme” i cili në 2018 regjistroi një sukses prej 36 milion euro si një kompanitë më aktive në Itali. Në fakt është fiks si një bursë e vogël, vetëm se investitorët nuk janë ‘’biznesmenë të fuqishëm’’ , por qytetarë të thjeshtë.
Çdo investitori i përcaktohet një objektiv minimal dhe në rast të mospërmbushjes së tij i kthehen paratë mbrapsht.
‘’Nëse tre vite më parë merrnin pjesë sipërmarrësit , vitin e fundit pjesa më e madhe priren të jenë ekspertë të sektorit. Përveç kësaj, krahasuar me 2016 janë shtuar investitorët poshtë të 30-tave dhe janë rritur ata sipër të 50-tave, me më pak gjasa për të rrezikuar dhe të gatshëm për të vendosur shifra inferiore’’ shpjegon CEO i “Mamacrowd”, Dario Giudici, për ‘’La Repubblica’’ . Ai shprehet se vitin e kaluar minimumi që mund të investohej ka qënë 500 euro, ndërkohë që këtë vit ka rënë në 240 euro dhe se objektivi është që të minimizohet akoma më shumë.
Përgjegjësi i marketingut të “Crowdfundme”, Carlo Valentini shpjegon se të investosh në një “start-up” mund të sjellë fryte të mëdha, megjithatë nuk përjashtohet mundësia e të humburit, pasi jo çdo start- up ka sukses dhe investitorët sqarohen paraprakisht për risqet.
Giudici sqaron ‘’përveç risqeve, eksiston një rrjet i fortë sigurie. Tek Mamacrowd, përshembull, janë vetëm projekte të gatshme për t’u përballur më tregun e punës. Bashkëpunojmë me 51 partnerë, mes të cilëve ekspertë biznesi, të cilët bëjnë një seleksionim të mirë të projekteve që merren në konsideratë’’. Këshilla e të gjithë operatorëve në këtë sektor është diversifikimi. Sa më i madh numri i kompanive të cilët bëhen anëtarë, aq më i ulët është rreziku që investimet fillestarë të zhduken.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.