“State of the Union” – Trump premton ndërtimin e murit, kritikon hetimet partiake
Presidenti Donald Trump premtoi gjatë fjalimit mbi gjendjen e kombit për të ndërtuar murin në kufi me Meksikën dhe tha se përpjekjet e demokratëve për hetimet partiake mund të dëmtojnë prosperitetin e Shteteve të Bashkuara.
Gjatë fjalimit prej 82 minuta, ai theksoi prioritetet politike pa ofruar ndonjë detaj specifik. Trump e quajtur emigrimin e jashtëligjshëm një “krizë urgjente kombëtare”, por nuk lajmëroi gjendjen e emergjencës, që do t’i mundësonte atij financimin e murit.
Ai i bëri thirrje demokratëve dhe republikanëve që të gjejnë një kompromis deri më datë 15 Shkurt. “Gjendja e jashtëligjshme e kufirit jugor përbën një kërcënim ndaj sigurisë dhe mirëqenies financiare të të gjithë amerikanëve. Kemi një detyrë morale për të krijuar një sistem të emigrimit që mbron jetën dhe vendet e punës të qytetarëve. Në të kaluarën, shumica e njerëzve në këtë dhomë, votuan për murin. Muri i duhur nuk u ndërtua kurrë.
Do të jetë një barrierë çeliku strategjike dhe e tejdukshme, jo thjesht një mur betoni. Do vendoset në zona ku policia kufitare ka identifikuar që ka nevojën më të madhe.” – deklaroi Trump. Demokratët thonë se muri është jo efektiv dhe do të çojë dëm paratë.
Trump paralajmëroi se përpjekjet e demokratëve për të hetuar administratën e tij, së bashku me mundësitë e përfshirjes së SHBA në luftërat jashtë vendit, do të rrezikonte ekonominë e SHBA. “Ekonomia e Shteteve të Bashkuara po rritet dy herë më shpejtë krahasuar me periudhën përpara se të merrja detyrën.
Punësimi ka prekur nivelin më të ulët në gjysmë shekulli. Një mrekulli ekonomike po ndodh në SHBA dhe e vetmja gjë që mund ta ndalojë janë luftërat qesharake, politika apo hetimet partiake”.
Komentet e Trump erdhën pas planit të Demokratëve për një serë hetimesh te administrata e presidentit dhe financave personale të tij, ndërkohë që prokurori Robert Mueller po heton përfshirjen e Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016 dhe mundësinë e përplasjes së fushatës së Trump me Moskën.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.