Statistikat e biznesit – Marrëveshje mes INSTAT dhe Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Institutin e Statistikave. Qëllimi i marrëveshjes është shkëmbimi i informacionit për sipërmarrjet e qarkut të Tiranës.
Kryetari i Dhomës së Tregtisë Tiranë, Nikolin Jaka dhe drejtoresha e Instat, Delina Ibrahimaj, theksuan rëndësinë e përmirësimit të statistikave në funksion të vendimmarrjes dhe zhvillimit të biznesit.
Sipas Regjistrit të Ndërmarrjeve të Instat, në qarkun e Tiranës zhvillojnë aktivitet rreth një e treta e numrit total të bizneseve në Shqipëri dhe gjysma e kompanive të mëdha, me më shumë se 50 punonjës.
Qarku i Tiranës kontribuon me rreth 40% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit.
Ersuin Shehu/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.