Statistikat e OBSH mbi pandeminë – Rastet në 235 milion, vdekjet në 4.8 milion. Janë administruar mbi 6.18 miliardë doza

Numri total i akumuluar i rasteve botërore me Covid-19 ka kalua 235 milionë, ndërsa numri i vdekjeve shënoi 4.8 milionë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Të dhënat e Organizatës tregojnë se mbi 6.18 miliardë doza të vaksinave janë administruar në të gjithë botën deri në fundjavën që kaloi. Rastet në Shtetet e Bashkuara kanë kaluar 43.9 milionë, me numrin e vdekjeve sipër 705,000, sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins.
Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kenë numrin më të lartë në botë si të rasteve të confirmuara me Covid-19, edhe të vdekjeve të lidhura me sëmundjen. Numri në Indi është rritur në 33.8 milionë, me 449,000 vdekje. Vendi, ku është shfaqur edhe varianti Delta, ka mbi 252 mijë raste aktive, që është numri më i ulët në 7 muaj. Britania ka regjistruar 33,869 raste të reja pozitive me Covid në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total në 7.9 milionë, sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Numri total i vdekjeve atje qëndron në 137,152, me 166 vdekje të regjistruara në 24 orët e fundit. Rusia nga ana tjetër ka raportuar një rekord të vdekjeve prej 895, duke e çuar totalin në 211,696. Rastet e reja në Rusi u rritën me 25,110, në një total prej 7.63 milionë.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.