Statistikat globale të koronavirus – 5 milion të infektuar, 1.9 milion të shëruar
Numri i rasteve me Covid të raportuar në të gjithë botën ka tejkaluar pesë milion, rreth dy muaj e gjysmë pasi Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) e shpalli virusin një pandemi.
Pothuajse një e treta – ose 1,551,853 – e këtyre rasteve raportohen në SHBA, duke e bërë atë deri tani vendin më të goditur globalisht. Më shumë se 93,000 njerëz në SHBA kanë vdekur nga virusi.
Numrat vijnë nga Universiteti Johns Hopkins.
Shifra është për numrin e plotë të rasteve. Nga ata 5 milion, të paktën 1.9 milion janë shëruar dhe 328,000 kanë vdekur.
Numri i vërtetë i rasteve në mënyrë të pashmangshme është më i lartë, pasi testet mund të kapin vetëm një pjesë të infeksioneve totale. Disa kombe dhe territore dyshohen gjithashtu për nën-raportim.
D.B – SCAN
Burimi: Business Insider
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.