Statuja e Lirisë, monumenti më i vizituar kohët e fundit

Vizitorët që duan të bëjnë një ndalesë në Statujën e Lirisë mund ta gjejnë veten në një vend mjaft të populluar. Që nga janari, vizitorët në Statujën e Lirisë në New York City janë rritur ndjeshëm.
Ishulli me statujën famëkeqe ka patur 171,000 vizitorë në shkurt – një rritje prej 15 për qind nga një vit më parë. Në Janar ka patur 170.000 vizitorë, një rritje 18 për qind nga viti 2016.
Statue Cruises, kompania që gjurmon numrin e vizitorëve me anë të shitjes së biletave të trageteve, njoftoi se deri më tani, totali i vizitorëve në ishull ka thyer të gjitha rekordet që linja e lundrimit ka patur ndonjëherë që nga viti 1991.
Sipas intervistave që janë kryer nga New York Times, njerëzit motivohen në veçanti për të vizituar këtë monument kombëtar si një përgjigje e drejtpërdrejtë kundrejt politikave të administratës Trump për ndalimin e udhëtimeve të refugjatëve.
Gjithashtu ky dimër më i butë se zakonisht mund të ketë kontribuuar në shtimin e vizitorëve.
Viola Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.