Status i ri për inxhinierët, përshtatet ligji italian – Bozdo: Disiplinohet profesioni, përgjegjësi për dëmet. Opozita kundër, antikushtetues

Kuvendi ka nisur këtë të mërkurë shqyrtimin e projektligjit për urdhrin e inxhinierëve.
Propozuesja e draftit, Deputetja e Partisë Socialiste Luljeta Bozo, tha se, Urdhri do të rregullojë këtë profesion në çdo drejtim, duke nisur nga të statusi e të drejtat e inxhinierëve, te kodi etik, licencimi, përgjegjësitë për shkaktimin e dëmeve, e deri te masat disiplinore.
Kundër krijimit të Urdhrit është shprehur Deputeti i Partisë Demokratike Lefter Gështenja, i cili e quajti draftin antikushtetues, duke qenë se Shqipëria e ka një ligj që rregullon profesionin e inxhinierëve.
Shqipëria është ndër të paktat vende që nuk ka Urdhër Inxhinierësh, ndërkohë që drafti i parë për këtë qëllim është hartuar para 13 vitesh.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.