Statusi i naftëtarit – Federata Sindikale e Naftës kërcënon me protesta
Problematikat kyçe të të punësuarve në sektorin e naftës janë dëgjuar nga deputetët e LSI.
Në një takim të zhvilluar mes deputetëve Haxhinasto dhe Spahiu me përfaqësues të sindikatës së naftëtarëve u diskutua për përmirësimin e sistemit si dhe për sigurinë e punonjësve të këtij sektori.
Përfaqësuesit e Federatës Sindikale të Naftës në Shqipëri, Gëzim Shehaj dhe Gëzim Topalli u shprehën se punojnë pa kontrata si dhe pagat janë shumë të ulta.
Ata u shprehën më tej se nëse kërkesat e tyre nuk merren në konsideratë do të dalin në protesta deri në momentin që do të nënshkruhen kontratat kolektive.
Në peticionin e tyre drejtuar organeve më të larta shtetërore ata kërkojnë zbatimin e Statusit të Naftëtarëve si dhe zbatimin e Kodit të Punës në mënyrë të veçantë lidhjen e kontratës kolektive të punës.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.