Stimulimi i pagesave jo cash – Kule: Me rëndësi për konsumatorët dhe ekonominë. Muka: Kusht për integrimin në BE
Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, në Universitetin e Tiranës Dhori Kule sugjeron ndërmarrjen e një studimi krahasimor mes vendeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim mbi trendet e pagesave elektronike dhe faktorët që ndikojnë në këtë drejtim, ndërsa thekson se evitimi i pagesave cash ka shumë avantazhe për konsumatorët, por edhe në zhvillimin ekonomik e financiar të vendit.
Deklaratat e prof. Kules u bënë gjatë forumit me temë “Apliko pagesën elektronike”, të organizuar nga ABC Club Tirana. Sipas drejtuesit, Johan Muka, rritja e këtyre pagesave është një prej masave që duhet të marrë Shqipëria, në fushën e ekonomisë, për të plotësuar kushtet e integrimit në Bashkimin Evropian.
Gjithashtu, sipas Mukës është e nevojshme që institucionet dhe agjencitë publike e private, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Bankës Qendrore, AMF-së, bankat tregtare, qarqet universitare, etj, të intesifikojnë fushatat e informimit dhe edukimit në këto aspekte.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.