Stop ofertës së pakërkuar! – Ahmetaj: Më 1 Korrik hyn në fuqi ligji. Braçe: Kujdes këtë periudhë!
Brenda vitit do të miratohet ligji që nuk do të lejojë më miratimin e kontratave koncesionare me ofertë të pakërkuar, i cili do të hyjë në fuqi më 1 korrik 2019 dhe financimi i tyre nuk do të arrijë 5 për qind të të ardhurave tatimore të vitit paraardhës. Ndërsa, është kërkuar që gjatë kësaj periudhe, deri në hyrjen në fuqi të ligjit, të bëhet kujdes me koncesionet e dhëna.
Lidhur me detyrimet e prapambetura, janë në total 4 miliardë lekë që do të shlyen deri në fund të vitit.
Sa i takon investimeve të huaja, ministria e financave parashikon që këtë vit të kapin një nivel rekord dhe të ndjekin këtë ecuri edhe gjatë vitit të ardhshëm.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.