Strategji e re për pyjet – Klosi: Tre masa për qytetarët, bizneset dhe shkollat
Ministria e Mjedisit ka prezantuar strategjinë e re për menaxhimin e pyjeve, ndarjen e funksioneve si dhe qëllimin për shtimin e bimësisë, në funksion të mjedisit, turizmit, ekonomisë dhe punësimit.
Ministri Klosi lançoi edhe tre masat për vitin e ardhshëm që do të detyrojnë çdo qytetar të mbjellë 5 pemë, detyrim për kompanitë si dhe lidhjen e shkollave me pyllëzimin.
Në fjalën e tij, Klosi bëri me dije se deri tani ka pasur problematika të theksuara në menaxhimin e pyjeve dhe ndarjen e kompetencave, që kanë sjellë degradimin e tyre.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.