Struktura e re e pagave për punonjësit në disa Ministri. Tabelat me shtesat që përfitojnë çdo kategori

Publikohen në “Fletoren Zyrtare” strukturat e reja të pagave për punonjësit e disa institucioneve buxhetore.
Konkretisht në një vendim të fundit janë publikuar tabelat me pagat për këta punonjës: Manovrator në Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, shofer në sektorin e helikopterëve të repartit special “Renea” në sistemin e Ministrisë së Mbrojtjes, teknik i mesëm në strukturat e teknologjisë së informacionit në sistemin e Policisë së Shtetit, roje mjedisore me arsim të lartë. Po kështu vendimi thotë se trajtohen me shtesë me pagë punonjësit mbështetës, që punojnë në Agjencinë e Inteligjencës dhe të Sigurisë së Mbrojtjes, shoferët e urgjencës së spitaleve, rojet mjedisore të administratave të zonave të mbrojtura.
Tashmë vendimi i Këshillit të Ministrave ka hyrë në fuqi dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 Mars 2017.
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.