Studentët e huaj në SHBA – Urdhri i ri i Trump iu mbyll “dyert”, pamundësi punësimi
Studentët e huaj që vazhdojnë studimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sidomos në programet master në shkenca dhe inxhinieri janë shqetësuar së tepërmi pas firmosjes së urdhrit të ri ekzekutiv nga Donald Trump.
Urdhri për rishikimin e programit të vizave, praktikisht iu mbyll dyerve atyre që pas studimeve të punësohen në firmat vendase.
Vetëm në universitetin e shtetit të Kalifornisë ka rreth 2700 studentë të huaj, nga 100 vende të ndryshme të botës, të cilët synojnë të punësohen në një prej firmave të industrisë teknologjike pas diplomimit.
Praktika e derimëtanishme i mundësonte studentëve që diplomoheshin në shkenca apo inxhinieri që të sponsorizoheshin me një vizë të tipit H-1B nga firma punëdhënëse.
Urdhri i ri i Trump synon ta ndryshojë këtë, pasi qëllimi është që të avantazhohen të rinjtë amerikanë, dhe jo ata të huaj. Mesa duket, kompanitë kanë filluar ta aplikojnë këtë.
“Një nga kompanitë me të cilat unë fola, më pyeti nëse kërkoja sponsorizim, dhe kur unë i thashë po, më thanë se nuk e mundësojnë diçka të tillë, dhe se duhet ta provoj diku tjetër“, shprehet një studente indiane e cila në muajin Maj pret të diplomohet për shkenca kompjuterike.
“Është e vështirë ta besosh, të gjithë ndjekin ëndrrën e tyre, dhe kur kjo ëndërr ndërpritet është akoma edhe më e vështirë“, shton ajo
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.