Studentët, protestë simbolike – “Vendimet e Qeverisë nuk na bindin, duam të realizohen kërkesat”
Studentët nuk janë të bindur se qeveria po punon për realizimin e kërkesave të tyre, një grup prej tyre, edhe pse zyrtarisht protesta është mbyllur deri në 7 janar, vijojnë të qëndrojnë përballë kryeministrisë në shenjë proteste duke kërkuar realizimin e plotë të 9 kërkesave ndërsa deklarojnë se i kanë lexuar vendimet e miratuar një ditë më parë nga këshilli i ministrave, por ato nuk mjaftojnë.
Studentët kanë zgjedhur të protestojnë në mënyrë simbolike duke krijuar një miniekspozitë me meme të ndryshme drejtuar kryeministrit.
Në datë 7 janar, sipas paralajmërimit të bërë nga vetë studentët, pritet rinisja e protestave masive kundër ligjit për arsimin e lartë dhe plotësimin e kërkesave.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.