Studim: Adoleshentët që pinë duhan dhe alkool vuajnë pasojat e tyre që në moshën 17 vjeçare

Adoleshentët që konsumojnë duhan dhe alkool vuajnë pasojat e tyre që në moshën 17 vjeç sipas studimit. Testet treguan se ngurtësimi i arterieve kishte filluar pikërisht në këtë moshë relativisht e re.
Këto ndryshime fizike kryesisht lidhen me goditjet në tru, sulmet në zemër apo probleme të ndryshme më gjakun. Por, studimi gjithashtu gjeti se arteriet e adoleshentëve që ndaluan konsumimin e alkoolit dhe duhanit u rikthyen në gjendjen në normale.
Hulumtuesit studiuan të dhëna në mes të viteve 2004 dhe 2008 nga 1,266 të rinj që morën pjesë në (ALSPAC) , një organizatë që merret me shëndetin e 14,500 familjeve qe jetojnë në zonën e Bristol.
Ata që morën pjesë në test ishin të moshave 13, 15 dhe 17 vjeç dhe testet janë bërë më vonë për të zbuluar nëse ka pasur ndonjë ngurtësim të arterieve të tyre. Ata duhej të raportonin se sa cigare kishin konsumuar gjatë jetës dhe në ç’moshë e kishin filluar alkoolin.
Ata që kishin pirë më shumë se 100 cigare ose kishin prirje të pinin alkool, kishin gjasa më të mëdha që t’u ngurtësoheshin arteriet më shpejt në krahasim me ata që kishin pirë më pak se 20 cigare ose kishin pirë më pak se dy gota në ditë.
Dr Marietta Charakida, e cila bëri hulumtime në Institutin e Shkencave Kardiovaskulare të UCL, tha: “Plagosja e enëve të gjakut ndodh më herët në jetë si pasojë e pirjes së duhanit dhe alkooli, të cilat kur konsumohen bashkë janë edhe më të dëmshme.
Ndërsa profesori Metin Avkiran, drejtor mjekësor i shoqatës në Fondacionin Britanik të Zemrës, i cili pjesërisht financoi këtë hulumtim, i tha BBC-së se të gjitha këto fakte mund të ndryshojnë .
Ai theksoi se : “Nuk është kurrë tepër vonë për të bërë ndryshime që mund të ndryshojnë jetën tuaj përgjithmonë.”
Në fund, studiuesit rekomanduan që lënia e duhanit ishte një e mirë që mund t’i bënit vetes tuaj dhe mos ta teproni me konsumimin e pijes.
Studimi është publikuar në European Heart Journal.
p.s/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.