Studimi: Balenat dhe peshkaqenët, viktimat e reja të mbeturinave mikroplastike

Në mënyrë tipike kur mendojmë për ndotjen detare plastike, vijnë në mend imazhet e breshkave të kapura nëpër unaza plastike apo zogj që mbyten në mbeturinat plastike lundruese.
Por këto plastika nuk duhet të jenë të dukshme për syrin e zhveshur që të kenë ndikim të dëmshëm. Një studim i ri zbuloi se grimcat më të vogla plastike mund të ndikojnë në kafshët më të mëdha të oqeanit.
Hulumtuesit nga SHBA, Australia dhe Italia shkruan se disa lloje balenash dhe peshkaqenësh janë në rrezik nga ndotja mikroplastike, grimca të vogla plastike që notojnë, të padukshme, në oqeanet në mbarë botën.
Studimi, i botuar në revistën “Tendencat në Ekologji dhe Evolucion”, zbuloi se kafshët detare si balenat, peshkaqenët dhe ushqyesit e tjerë me filtra janë duke konsumuar grimca të vogla plastike që mund të bllokojnë aftësinë e tyre për të absorbuar lëndë ushqyese. Këto grimca mund të kenë edhe efekte anësore toksike.
“Pavarësisht kërkimeve në rritje për mikroplastikë në mjedisin detar, ekzistojnë vetëm disa studime që shqyrtojnë efektet në prodhuesit e filtrave të mëdhenj. Ne ende po përpiqemi të kuptojmë se sa e madhe është kjo çështje. Megjithatë, është bërë e qartë se ndotja mikroplastike ka potencialin për të reduktuar më tej numrin e këtyre specieve, shumë prej të cilave kanë jetëgjatësi dhe kanë pak pasoja gjatë gjithë jetës së tyre”, shprehet Elitza Germanov bashkëautore e studimit.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.