Studimi britanik për miksimin e dozave/ Reagim më i fortë kur përzihet doza e parë e Pfizer apo AstraZeneca me Moderna
Një studim i madh britanik për përzierjen e vaksinave të Covid-19 ka zbuluar se njerëzit kishin një reagim më të mirë imunitar kur morrën një dozë të parë të AstraZeneca apo Pfizer, ndejkur nga një tjetër e Moderna 9 javë më vonë, sipas rezultateve të publikuara këtë javë. Profesori i Oksfordit që zhvilloi studimin, Matheë Snape, tha se është zbuluar një reagim imunitet i mirë, më i lartë se kufiri i caktuar nga dy dozat e vaksinës së AstraZeneca. Zbulimet që mbështesin fleksibilitetin e dozës ofrojnë pak shpresë për vendet e varfëra, që do të duhet të kombinojnë marka të ndryshme mes doëz së parë dhe të dytë, nëse furnizimet janë të pakta apo të pamjaftueshme.
“Po tregomë se ka fleksibilitet. Nuk është e thënë që patjetër të merret e njejta vaksinë si dozë e parë dhe e dytë”- tha Snape. Nëse vaksina e AstraZeneca ndiqet nga Moderna apo Novavax, reagimi i antitrupave dhe qelizave T është më i lartë krahasuar me 2 doza të Astrazeneca, sipas hulumtuesve tek Universiteti i Oksfordit. Studimi i 1,070 vullnetarëve zbuloi gjithashtu se doza e parë e Pfizer e ndejkur nga Moderna ishte më mirë se 2 doza të trajtimit standard të Pfizer. Pfizer, ndjekur nga Novavax, nxiti antitrupa më të lartë se 2 doza të AstraZeneca, pavarësisht se kjo përzierje kishte antitrupa më të ulëta se sa 2 doza të Pfizer.
Asnjë shqetësim i sigurisë nuk u shfaq, sipas studimit të Universitetit të Oksfordit, të publikuar tek prestigjozja Lancet. Shumë vende kanë miksuar doza përpara të dhënave të disponueshme, pasi përballeshin me rritje të infeksioneve dhe dërgesa të pamjaftueshme. Kohëzgjatja e mbrojtjtes e ofruar nga vaksinat ka qenë gjithashtu nën mbikqyrje, me dozat nxitëe që po konsiderohen përballë rritjes së rasteve. Variantet e reja, përfshirë Delta dhe Omicron, kanë rritur presionet për t’i dhënë vrull vaksinimit. Mostrat e gjakut nga pjesëmarrësit u testuan kundër Beta dhe Delta, sipas hulumtuesve, që shtuan se efektshmëria e vaksinave zbehet, por që ndodhte edhe në miksimin e kursit të dozave.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.