Studimi: “Bufët e Natës” janë më të zgjuar dhe më kreativë

Zakonisht njerëzit e lidhin gjumin me dembelinë. Por një studimi ri ka treguar se njerëzit të cilët flenë dhe zgjohen vonë ka tendenca të jenë më të zgjuar. Psikologu Satoshi Kanazawa filloi të studionte nëse lidhej inteligjenca me shprehitë e gjumit të fëmijëve. Ai mori 20,745 adoleshentë nga 80 shkolla të mesme dhe 52 shkolla fillore për studimin e tij.
Takimi i parë ndodhi në shtëpitë e tyre, ku studentëve iu kërkua të bënin një test inteligjence. Pesë vite më vonë, ai intervistoi 15,197 të anketuarit e njëjtë sërish. Këtë herë, ata raportuan se kur kanë fjetur dhe kur janë zgjuar gjatë ditëve të javës.
Ai zbuloi se njerëzit me inteligjencë të lartë kanë më shumë gjasa të jenë “bufë të natës”. Kjo aplikohej në disa aspekte të ndryshme demografike, si etnia, arsimimi dhe feja.
Siç e shpjegon Kanazawa, fjetja vonë ishte e rrallë në paraardhësit tanë, duke e bërë këtë një ‘’të re evolucionare’’.
Të rejat evolucionare janë një gjë e mirë, siç sugjeron studimi i tij se njerëzit inteligjentë kanë më shumë gjasa të përshtaten me sjellje të tilla.
Njerëzit kanë tendenca të mendojnë se bufët e natës janë krijesa joproduktive, për shkak se ata flenë përderisa ata të hershmit janë të ulur në tavolinat e tyre. Mirëpo, një studim i vitit 2009 tregon se e kundërta është e vërtetë.
Studiuesit në Universitetin e Liege në Belgjikë monitoruan 15 bufë ekstremë të natës dhe 16 zogj të hershëm në një laborator. Vullnetarëve iu matën aktivitetin e trurit për një orë e gjysmë pasi u zgjuan, dhe sërish 10.5 orë pasi u zgjuan.
Në testin e mëngjesit, zogjtë e hershëm dhe bufët e natës performuan pothuajse njësoj në reagimet e tyre.
Por kishte një dallim 10.5 orë më vonë: bufët e natës reaguan më shpejtë dhe ishin më të zgjuar se zogjtë e hershëm.
Dukja mund të jetë mashtruese. Përderisa ata që zgjohen herët duket se janë më produktivë, del se bufët e natës kanë nivelet e produktivitetit më të larta.
Studiuesit në Universitetin Katolik në Sacred Heart në Miami zbuluan se njerëzit e orientuar në mbrëmje janë gjithashtu më kreativë se sa njerëzit e mëngjesit. Siç e shpjegon profesoresha Marina Giampietro, prezenca në ambient natën ‘’mund të inkurajojë zhvillimin e një shpirti dhe aftësie për të gjetur alternativa dhe zgjidhje të reja’’.
Jo vetëm se janë më të zgjuar, por shprehitë e tyre të pazakonshme gjithashtu i ndihmojnë ata të gjejnë zgjidhje dhe alternativa kreative.
Kush nuk do të dëshironte të ishte një buf nate? Pavarësisht se a jeni të orientuar në mbrëmje apo në mëngjes kjo vjen nga gjenetika, jo nga zgjedhja. Siç del, një grup i vogël i qelizave të trurit janë përgjegjëse për orën tonë dhe preferencat tona të brendshme për kohën e ditës.
Burimi:Entrepreneur
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.