Studimi: Çokollata e zezë mund të përmirësojë stresin, humorin, kujtesën dhe imunitetin

Çokollata e zezë, e cila ka një përqindje të lartë të kakaos mund të ketë efekte pozitive në lidhje me stresin, inflamacionin, humorin, kujtesën dhe imunitetin, kjo sipas dy studimeve të reja. Hulumtimi i paraqitur këtë javë në Takimin vjetor të Biologjisë Eksperimentale 2018 në San Diego tregon se çokollata me një kakao minimale prej 70% mund të mbështesë shëndetin kognitiv, endokrin dhe kardiovaskular.
Lee Berk, hetuesi kryesor i studimeve dhe dekani i asociuar i punëve kërkimore në Universitetin Loma Linda të Profesioneve Shëndetësore të Aleancës, tha se pjesëmarrësve iu dha një masë prej 48 gramë çokollatë të zezë në fillim të një eksperimenti duke konsumuar mjaft çokollatë të zezë çdo dy orë ndërsa ata ishin zgjuar, për disa ditë.
Testet e gjakut zbuluan aktivitetin e gjeneve të cilat ishin të ndikuar nga çokollata, që kishin si pasojë rritjen e agjentëve antiinflamatorë dhe rritjen e qelizave që luftonin kundër infeksionit, tha Berk. Hulumtime të mëtejshme nga ekipi i Berkut shqyrtuan se si aktiviteti i trurit reagoi ndaj konsumit të çokollatës së zezë.
Valët Gamma të regjistruara nga një elektroencefalogram (EEG) sugjerojnë se trajtimi mund të ndikojë pozitivisht në funksionin e trurit, siç është funksioni kognitiv dhe kreativiteti, edhe për dy orë pas ngrënies së saj.
Të dy studimet përfshinin gjithsej 10 pjesëmarrës dhe rezultatet ende nuk janë publikuar në një revistë të rishikuar për shqyrtim. Berk tha se hapi i ardhshëm i ekipit të tij është të zbulojë se sa çokollatë të zezë duhet të hani për të pasur një ndikim më të mirë në funksionimin e trurit. Hulumtimi është financuar nga universiteti dhe nuk është i lidhur me ndonjë kompani çokollate, tha Berk.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.