Studimi / Dy të tretat e të rinjve nuk e njohin krimin më të madh të shekullit 20, vrasjen e 6 milion hebrenjve

Pothuajse dy të tretat e të rinjve amerikanë nuk e dinë se 6 milion hebrenj u vranë gjatë Holokaustit, dhe më shumë se një në 10 besojnë se hebrenjtë shkaktuan Holokaustin, ka gjetur një studim i ri, duke zbuluar nivele tronditëse të injorancës për krimin më të madh të shekulli 20.
“Rezultatet janë tronditëse dhe trishtuese, dhe ato nënvizojnë pse duhet të veprojmë tani ndërsa të mbijetuarit e Holokaustit janë akoma me ne për të shprehur historitë e tyre,” tha Gideon Taylor, presidenti i Konferencës për Kërkesat Materialike Çifute Kundër Gjermanisë (Konferenca e Kërkesave) e cila porositi sondazhin.
Taylor shtoi: “Ne duhet të kuptojmë pse nuk po bëjmë më mirë në edukimin e një brezi të ri për Holokaustin dhe mësimet e së kaluarës. Kjo duhet të shërbejë si një thirrje zgjimi për të gjithë ne, dhe si një hartë rrugore ku zyrtarët e qeverisë duhet të veprojnë. “
D.B – SCAN
Burimi: The Guardian
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.