Studimi / “Edhe derrat mund të fluturojnë” – Kafshët mësohen nga shkencëtarët që të komandojnë leva kompjuteri

Ata janë menduar prej kohësh si më të zgjuar se kafshët mesatare, por tani studiuesit pretendojnë se derrar kanë mësuar të përdorin një levë, duke sugjeruar që ata janë edhe më të zgjuar se sa mendohej më parë.
Derrat janë zbuluar më parë të jenë të aftë për një mori detyrash, duke përfshirë zgjidhjen e enigmave me zgjedhje të shumëfishta dhe komandat e të mësuarit të tilla si “rri”.
Tani studiuesit në SHBA thonë se ata kanë trajnuar me sukses katër derra për të manipuluar një levë dhe për të kontrolluar një kursor në një monitor.
Duke shkruar në revistën Frontiers in Psychology, Croney dhe bashkëautorja Dr Sarah Boysen raportojnë se si ata përdorën ushqime të shijshme për të stërvitur derrat për të lëvizur levë duke përdorur feçkat e tyre ndërsa shikonin një ekran kompjuteri.
Studiuesit më pas paraqitën kuartetin me një lojë video në të cilën derrat duhej të përdornin levë për të manovruar një kursor derisa të përplaset me një nga katër strukturat e ngjashme me murin në ekran. Sa më i suksesshëm të ishte derri, aq më i vogël ishte numri i mureve të paraqitura në lojë.
Ekipi analizoi 50 provat e fundit nga secili derr në skenarët me tre, dy dhe një mur nga ana e tyre, duke përcaktuar se sa shpesh derri goditi një mur të synuar me lëvizjen e tyre të parë të kursorit.
Rezultatet zbulojnë se Hamlet dhe Omelette, derra meshkuj tremujorë Yorkshire, ishin në gjendje të përfundonin detyrën më mirë sesa rastësia kur paraqiteshin me dy mure ose një mur të vetëm në ekran, por jo kur paraqiteshin me tre mure. Kursoi që ato komandonin, bënte që në video-lojë mjeti të fluturonte, e rrjedhimisht, studimi ka marrë një emërtim jozyrtar si “studimi që tregon se edhe derrat fluturojnë”.
D.B – SCAN
Burimi: The Guardian
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.