Studimi i “Bruegel”: Fatura e Brexit-it do të jetë e rëndë

Dalja e Britanisë së Madhe nga BE-ja (Brexit) mendohet se do të bëhet shkas për shkarkimin e rreth 30 mijë punonjësve, si dhe një ulje të xhiros së punës prej 1.8 trilionë euro.
Qendra kërkimore me seli në Bruksel, Bruegel, ka publikuar një studim për efektet e mundshme që mund të krijojë Brexit-i në sistemin financiar britanik.
Studimi thotë se rreth 35 për qind e sistemit bankar në Londër është me burim nga 27 vendet anëtare të BE-së, ndërsa parashikon që 17 për qind e aseteve bankare të ikin pas Brexit-it.
Në studim parashikohet se asetet me vlerë rreth 1.8 trilionë euro pritet të dalin nga Britania e Madhe pas Brexit-it.
Ndërsa mendon që 10 mijë punonjës të bankave dhe 20 mijë të tjerë, si këshilltarë financiare dhe llogaritarë do të braktisin Londrën për të vazhduar aktivitetin e tyre në vendet e tjera anëtare, raporton Anadolu Agency (AA).
Në studim thuhet se largimet nga Londra drejt BE-së do të jenë më shumë në drejtim të qyteteve si Frankfurt, Paris, Amsterdam dhe Dublin, si dhe vendet e tjera anëtare të BE-së.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.