Studimi i Izraelit/ Vaksinat mbrojnë edhe ndaj Long-Covid dhe ftohjes!
Kush është i vaksinuar, ka një rrezik më të vogël të zhvillojë simptoma “Long-Covid” – kështu quhen simptomat si lodhja kronike apo sëmundje të tjera që të shëruarit shpesh hasin pas infektimit me Covid sipas një studimi paraprak të mjekëve të klinikës universitare “Bar-Ilan” në Safed, Izrael. Rastet që kanë marrë në shqyrtim mjekët, lidhen të gjitha me fazën e parë të fushatës së vaksinimit, pra nga marsi 2021.
Studiuesit kanë pyetur për projektin e tyre më shumë se 3000 vetë të testuar me PCR për simptoma të mundshme Long-Covid. 951 prej tyre rezultuan të infektuar më parë dhe rezultati ishte se imunizimi bazë ndihmon në mposhtjen më mirë të infeksionit.
Vaksina mbron në mënjanimin e infektimit, por edhe nëse je infektuar, ecuria e sëmundjes është më e butë. Kjo reflektohet edhe tek pasojat afatgjata të atyre që janë sëmurë me COVID-19. Sipas studimit, të vaksinuarit kanë një shans prej 54% më të ulët të kenë dhimbje koke. Kurse tek simptomat e lodhjes kronike shanset e të vaksinuarve për të zhvilluar lodhjen kronike janë 64% më pa ndërsa dhimbjet muskulare 68%. Këto vlera iu përgjigjeshin vlerave të dhënave nga personat që nuk kanë qenë të infektuar asnjëherë me SARS-CoV-2.
Sipas studimit gati 60% e të infektuarve me COVID-19 edhe gjashtë muaj pas sëmundjes shfaqin simptona sikurse ndodh edhe gripin. 40% e të shëruarve nga gripi ankohen se kanë simptoma të afërta me Long-COVID edhe pas gjashtë muajsh. Ka dallime të mëdha mes vlerësimeve për shpeshtësinë e shfaqjes së Covid të gjatë në bazë të asaj se cilat simptoma tipike merren për bazë.
Studiues të Universiteteve në Holandë kanë gjetur edhe një arsye tjetër, pse duhet të vaksinohesh. Vaksinat aktuale në treg kundër Koronavirusit, ofrojnë një mbrojtje të caktuar kundër viruseve të mëparshme, që shkaktojnë gripin normal. Ato veprojnë edhe kundër viruseve të para të sars, si SARS-CoV-1. DW
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.