Studimi i Oksfordit mbi variantin Brazilian. Thuhet se vaksina e AstraZeneca është efektive, sipas rezultateve fillestare
Të dhënat fillestare nga një studim i zhvilluar tek Universiteti i Oksfordit, tregon se vaksina e Covid-19 e zhvilluar nga AstraZeneca është efektive kundër variantit Brazilian, sipas burimeve me njohurinë për çështjen. Sipas të dhënave vaksina nuk do të duhet të modifikohet në mënyrë që të mbrojë kundër variantit, që mendohet se e ka origjinën në qytetin Manaus në Amazonë, sipas burimeve për Reuters. Megjithatë, nuk pati detaje mbi normën ekzakte të efektshmërisë kundër variantit dhe rezultatet e plota të studimit do publikohen së shpejti, me shumë mundësi në Mars.
Rezultatet fillestare tregojnë se vaksina e AstraZeneca është shumë më pak efektive kundër variantit të Afrikës së Jugut. Informacioni vjen pasi një studim i plazmës i publikuar më herët gjatë Javës, tregoi se CoronaVac kineze, mund të mos funksionojë mirë ndaj variantit Brazilian. Brazili është aktualisht në një valë të ashpër dhe të gjatë të koronavirusit, me nivele rekord prej 1,910 vdekje ditën e Mërkurë. Varianti i ashtuquajtur P1, mendohet se është ndër faktorët që sipas epidemiologëve po ndikon në rritjen e rasteve.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.