Studimi i shkencëtarëve – Njerëzit nuk “rriten” pa mbushur 30 vjeç!

Njerëzit nuk bëhen plotësisht “të rritur” pa mbushur të 30-at! Aktualisht ligjet parashikojnë se kur mbush 18 vjeç, konsiderohesh i rritur, mirëpo shkencëtarët që studiojnë trurin dhe sistemin nervor thonë se mosha në të cilën arrihet pjekuria është e ndryshme për të gjithë.
Sipas studimit, njerëzit në moshës 18 vjeçare janë ende duke kaluar ndryshime në tru, të cilat mund ndikojnë në formimin e tyre dhe u krijojnë çrregullime të vazhdueshme në sjellje.
“Ajo që ne po themi është se të përcaktuarit e një moshe fikse që dallon fëmijërinë nga mosha madhore duket gjithnjë e më absurde” u shpreh Peter Jones, nga Universitetit i Kembrixh-it. Sipas profesor Jones, përcaktimi i moshës madhore shërben vetëm për sisteme si ai i arsimit, shëndetit apo ai ligjor.
Burimi: BBC
J.V/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.