Studimi izraelit: Mungesa e vitaminës D ka më shumë gjasa të shkaktojë rritjen e rasteve kritike me Covid
Pacientët e shtruar në spital me COVID-19 kanë shumë më tepër gjasa të vdesin ose të përfundojnë në gjendje të rëndë ose kritike nëse kanë mungesë të vitaminës D, kanë zbuluar studiuesit izraelitë.
Në një studim të kryer në një spital të Galilesë, 26 për qind e pacientëve me koronavirus me mungesë të vitaminës D humbwn jetwn, ndërsa ndër pacientët e tjerë kjo shifër ishte në 3%.
“Kjo është një mospërputhje, shumë domethënëse, e cila përfaqëson një të dhënë të madhe se fillimi i sëmundjes me vitaminë D shumë të ulët çon në rritje të vdekshmërisë dhe më shumë ashpërsi,” tha Dr. Amir Bashkin, endokrinolog dhe pjesë e ekipit hulumtues për The Times of Izraeli.
Për pjesën më të madhe të pandemisë, shumë shkencëtarë kanë sugjeruar se e ashtuquajtura vitaminë e diellit mund t’i ndihmojë njerëzit të luftojnë sëmundjen. Studimi i ri përfaqëson një nga pjesët më bindëse të kërkimit mbështetës deri më tani.
“Me pak fjalë, pas kryerjes së këtij studimi, unë do t’u thosha njerëzve se gjatë kësaj pandemie, sigurisht që dëshironi të siguroheni që keni vitaminën D të mjaftueshme, sepse nëse infektoheni nga koronavirusi do t’ju ndihmojë,” tha Dr. Amiel Dror, i cili udhëhoqi hulumtimin.
Ai analizoi të dhënat për 1,176 pacientë të shtruar në Qendrën Mjekësore Galilee, 253 prej të cilëve kishin nivele të regjistruara të vitaminës D, për një studim që është publikuar në internet, por ende nuk është rishikuar nga kolegët. Gjysma e atyre me nivele të regjistruara kishin mungesë të vitaminës D.
“Ne ishim shumë të interesuar të shihnim se çfarë ndryshimi të madh bëri kjo, me këta pacientë rreth 14 herë më shumë gjasa, mesatarisht, të përfundojnë në gjendje të rëndë ose kritike,” tha Dror, i cili, ashtu si Bashkin, është mjek në Galile.
Studime të shumta janë kryer mbi lidhjen midis niveleve të vitaminës D dhe infeksionit SARS-CoV-2, dhe ato kanë prodhuar rezultate të përziera. Shumica e tyre matën nivelet e vitaminës D pasi pacientët ishin tashmë të sëmurë, gjë që mund të komplikojë interpretimin e rezultateve.
Mbajtja e centralizuar e të dhënave shëndetësore të Izraelit i ka lejuar studiuesit e Bar Ilan të kenë qasje me lehtësi në nivelet e vitaminave të pacientit që janë regjistruar që nga para infektimit. Këto të dhëna çuan në një studim të rëndësishëm që vlerësoi perspektivat e vitaminës D për të luftuar sëmundjen vitin e kaluar, si dhe studimin e ri.
“Ky studim është i rëndësishëm për shkak të rezultateve, për faktin se ai përdor të dhëna nga para pranimit, dhe gjithashtu sepse ne ishim të kujdesshëm për të izoluar të gjithë faktorët si mosha dhe diabeti”, tha Dror. “Ne pamë se mungesa e vitaminës D është një faktor i pavarur që ndikon ndjeshëm në statusin e pacientit.”
Dror shtoi se fakti që një pjesë kaq e madhe e pacientëve kishin mungesë të vitaminës D në Izrael, pavarësisht nga bollëku i diellit, nxjerr në pah vlerën e njerëzve në mbarë botën që monitorojnë dhe potencialisht rrisin nivelet e tyre.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.