Studimi/ Liderët e ekonomive perëndimore po bëhen gjithnjë e më të rinj, ndërsa popullata e tyre po plaket

Kur populli francez të votojë për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale me 7 maj, sondazhet flasin se ata do të zgjedhin Emmanuel Macron kundrejt Marine Le Pen, si Presidenti i ardhshëm i Republikës së Pestë. Nëse Macron do të rezultojë i suksesshëm, atëhere ai do të jetë Presidenti më i ri në historinë e Francës, që prej zgjedhjes në vitin 1848 të nipit të Napoleon Bonapartit, Louis-Napoléon, 40 vjeçar. Kjo nënkupton një rritje të shpejtë e befasuese të pushtetit të zotit Macron.
Ish bankieri i lëvizjes pro europiane nuk ka mbajtur asnjëhere më parë një post politik me zgjedhje. Kjo do të ishte hera e parë në Francë-ose në ndonjërën nga tre ekonomitë më të mëdha perëndimore- që zgjidhet një lider më i ri sesa mosha mesatare e popullatës. Zoti Macron është 2 vite më i ri sesa francezi mesatar. Hapësira mes moshës së liderëve dhe moshës mesatare të popullatës po vjen gjithnjë e më shumë duke u ngushtuar. Edhe pse vendet e zhvilluara po plaken, ato po shprehin gjithnjë e më shumë vullnetin për të zgjedhur liderë të rinj.
Në vitet ‘50, votuesit mbështetën shtetarë të moshuar si Winston Churchill or Konrad Adenauer. Ky i fundit u zgjodh kancelar i Gjermanisë në vitin 1949 në moshën 73 vjeçare; që atëherë çdo kancelar deri në vitin 1998 ishte më i ri se ai i mëparshmi. Angela Merkel u bë udhëheqësi më i ri i Gjermanisë së pasluftës në vitin 2005, në moshën 51 vjeçare. Mosha mesatare në të cilën një president francez është zgjedhur është pothuajse 60 vjeç, më e madhja në 4 vendet (Francë, Gjermani, Britani dhe Amerikë). Britania ka si mesatare moshën 56 vjeç dhe nuk ka zgjedhur askënd mbi moshën 60 vjeçare që prej vitit 1970.
Ashtu si në shumë gjëra të tjera, Donald Trump bën përjashtim: në moshën 70 vjeçare, ai është personi më i moshuar i zgjedhur Presidenti në historinë e Amerikës. (http://www.economist.com/blogs/graphicdetail/2017/05/daily-chart-0)
The Economist/ Përshtati: SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.