Studimi: Mekanizmi biologjik që “largon” urinë, mund të luftojë obezitetin
Aktualisht më shumë se një e treta e të rriturve që jetojnë në Shtetet e Bashkuara hyjnë në kategorinë mbipeshë dhe këto shifra nuk përfshijnë fëmijët, të cilët janë një viktimë e madhe e epidemisë së vazhdueshme të shëndetit të tepërt.
Dhe ky nuk është vetëm një problem në Shtetet e Bashkuara të Amerikës por në të gjithë botën.
Globalisht, në 2016, mbi 1.9 miliardë të rritur ishin mbipeshë dhe 650 milion prej tyre ishin obezë.
Por një studim i ri mendon se mund të sigurojë një zgjidhje për këtë problem në rritje duke “mbyllur” biologjikisht “alarmin e urisë” së trupit.
Në këtë studim, të botuar në revistën Cell Report, hulumtuesit në Universitetin e Pensilvanisë (UPenn) zbuluan dhe shpjeguan mekanizmin biologjik pas ndjenjave të urisë.
Ata zbuluan se, ndërkohë që duke nuhatur ose duke parë ushqimin mund përkohësisht të fikni neuronet e lidhur me dëshirën për të ngrënë, këto neuronet mbesin të fikur nëse stomaku sinjalizon në tru që personi ka ngrënë.
J.NIcholas Betley, një asistent profesor, në Departamentin e Biologjisë tha për hulumtimin s kur këta neurone gjuajnë, ata u thonë ën thelb. “Shko të hash, ti je duke vdekur nga uria” dhe janë një sistem alarmi mjaft i ndjeshëm.
Dhe ajo që nxori në përfundim ky studim është se ushqyesit janë rregullatorët primarë të këtij sistemi alarmi.
Brenda studimit, ekipi gjithashtu i dha minjve një kombinim të hormoneve që zakonisht lëshohen gjatë tretjes. Futja e këtyre hormoneve qetësoi aktivitetin e këtyre “neuroneve të urisë”. Ky gjetje, mendon ekipi, mund të çojë në trajtime për ata që luftojnë me obezitetin.
Siç thuhet nga Betley, “Të qenit i uritur është një ndjenjë e pakëndshme dhe duket se janë këto neuronet që e stimulojnë këtë”.
Kuptimi i “shkencës së urisë” është një hap i madh dhe kritik në luftën kundër obezitetit.
Ky hulumtim do të kërkojë hulumtime dhe eksperimente të mëtejshme, por ka potencial real për formulimin e trajtimeve për obezitetin.
Nëse mund të kontrollojmë urinë nga aspekti shkencor, duke manipuluar neuronet e AgRP, nga këndvështrimi klinik, është e mundur që në të ardhmen trajtimet e tilla mund të funksionojnë së bashku me dietën dhe stërvitjen për ata që punojnë për të humbur peshë dhe për të përmirësuar shëndetin e tyre.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.