Studimi: Nëse hani vakte të vogla para se të shkoni në shtrat mund t’ju rrisë rrezikun e kancerit

Sipas një studimi, vaktet e mesnatës ose ngrënia e vakteve në orët e vona të natës mund t’ju rrisë rrezikun e kancerit. Shkencëtarët spanjollë kanë gjetur se njerëzit që ushqeheshin rregullisht në vaktet gjatë mbrëmjes pas orës 21, apo më pak se dy orë para se të flinin, kishin një rrezik rreth 25% për tu prekur nga kanceri i gjirit dhe i prostatës.
Ekipi nga instituti i Shëndetit Global në Barcelonë, tha se kjo mund të jetë rezultat i darkave të vonshme gjë që sforcon metabolizmin e trupit. Këto lloje të kancerit janë të lidhura ngushtë me shenjat hormonale dhe shpesh trajtohen me testosterone ose me terapi. Hormonet janë lajmëtarët kimikë që mund të na bëjnë të përgjumur, të uritur dhe të stresuar dhe prandaj lidhet ngushtë me ritmet rrethuese të trupit –orën e brendshme e cila përcaktohet nga cikli i ditës ose i natës.
Një studim i kohëve të fundit, sugjeroi se punëdhënësit po e dëmtojnë stafin e tyre duke i detyruar ata që të jenë prezent gjatë orëve të natës si dhe për të ardhur më herët. “Studimi ynë arrin në përfundimin se aderimi në modelet e dietave të përditshme shoqërohet me një rrezik më të ulët të kancerit”, – tha Dr Manolis Kogevinas, autori kryesor i studimit të publikuar në Gazetën Ndërkombëtare të Kancerit. “Këto përfundime theksojnë rëndësinë e vlerësimit të ritmeve të qarkullimit në studime mbi dietën dhe kancerin,” shtoi ai.
Ata studiuan rreth 1,800 pacientë spanjollë me kancer të gjirit ose kancerit të prostatës, si dhe më shumë se 2,000 njerëz të pa ndikuar nga sëmundja, në lidhje me modelet e tyre e të ngrënit dhe të gjumit dhe çdo hap që ata ndërmerrnin për të ruajtur shëndetin e tyre.
Ai zbuloi se pacientët e sëmurë me kancer kishin më shumë gjasa për të ngrënë ushqim gjatë orëve të vona të mbrëmjes pa marrë në konsideratë modelet dietike të shëndetit dhe modelet e gjumit. Aktualisht udhëzimet ndërkombëtare për parandalimin e kancerit nuk përmendin ndikimin e mundshëm të kohës së ushqimit në kancer, pavarësisht listës së Organizata Botërore e Shëndetësisë për ushqimin dietik.
Studimet mbi efektet e përçarjes së ushqimit në kafshë kanë treguar “efekte të thella për shëndetin” dhe grupi i Barcelonës shprehet se nëse më shumë studime i përsërisin gjetjet e tyre, mund të përmirësoj përditësimin e udhëzimeve. “Hulumtimet e mëtejshme në njerëz janë të nevojshme për të kuptuar arsyet të këtyre gjetjeve, por gjithçka duket se tregon se koha e gjumit ndikon në aftësinë tonë për të metabolizuar ushqimin”, tha Dr Dora Romaguera, e cila udhëhoqi hulumtimin.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.