Studimi / Nga 1 trilion transaksione monedhash virtuale vetëm 1% lidhen me krimin
Edhe pse monedhat virtuale kanë shumë kohë në treg për shumë njerëz janë ende të panjohura, ndërsa disa njerëz i konsiderojnë të pasigurta. Por sipas Chainalysis, nga 1 trilion transaksione të bëra në vitin 2019, vetëm një pjesë e vogël prej 1% sidoqoftë është e lidhur me motivime kriminale.
Përfundimet e raportit të realizuar nga Chainalysis bëjnë të mundur kundërshtimin e një këndvështrimi të vendosur mirë, që shoqëron kriptomonedhat dhe aktivitetet e paligjshme.
Për shumë vite, funksionimi i Bitcoin (BTC) dhe kriptos për fat të keq nuk është asimiluar nga publiku i gjerë, lidhja midis këtyre teknologjive të reja dhe botës së paligjshmërisë mendohet se do të kalojë shpejt.
Sidoqoftë, përmes studimit të saj, Chainalysis nxjerr në pah proporcionin e vërtetë të aktiviteteve të paligjshme në krahasim me të gjitha transaksionet e kriptomonedhave.
Pastrimi i parave, transaksionet e lidhura me aktivitete të paligjshme dhe çdo operacion tjetër që mund të lidhet me aktivitete terroriste, kishin të bënin vetëm me 1.1% të të gjithë shkëmbimeve të kriptomonedhave të bëra në vitin 2019 nënvizon Chainalysis. Operacionet e kryera vlerësohen gjatë vitit rreth 1.01 trilion dollarë, që përbën një rekord historik.
Sipas Chainalysis në vitet në vazhdim, ndërsa aktiviteti i monedhave virtuale do të përhapet më shumë në planet, transaksionet e lidhura me operacione të paligjshme do të ulen. Protokollet e rrepta do të frenojnë njerëzit me motivime të paqarta.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.