Studimi/ Nga Perëndimi në Lindje, këto janë universitetet më të kërkuara vitet e fundit në mbarë botën. Cilët kanë gjeneruar më shumë punësime?

Ekspertë të kursit global të Arsimit të Lartë (QS) kanë renditur universitetet më të mira në mbarë botën dhe që kanë gjeneruar më shumë të punësuar pas diplomimit.
Universitetet amerikane dominojnë tabelën, me pesë shkolla në mesin e listës prej 10 Universitetesh.
Konkretisht, Universiteti i Stanford dhe Instituti i Teknologjisë i Massachusetts (MIT) janë në vendin e parë dhe të dytë, ndërsa Kolumbia është në vendin e shtatë, U.C. Berkeley dhe Princeton renditen në vendin e nëntë dhe të dhjetë.
Universiteti i njohur në Mbretërinë e Bashkuar i Cambridge, renditet në vendin e pestë, i paraprirë nga Universiteti Tsinghua në Kinës dhe Universiteti i Sidneit, ndërsa Universiteti i Oksfordit, i quajtur universiteti më i mirë në botë në renditjen e Arsimit të Lartë për vitit 2016, vjen në vendin e tetë.
Kjo renditje është një tjetër tregues se SHBA dhe Britania e Madhe ende dominojnë tabelat për sa i takon arsimit të lartë, ndërsa universitetet aziatike po fitojnë shpejtësi.
Universiteti i Pekinit, Universiteti Fudan dhe Universiteti i Hong Kongut renditen në listën e 20 më të mirave në mbarë botën që gjenerojnë vende pune për të diplomuarit
Fil Baty, redaktor për renditjet e arsimit të lartë tha: “Rritja e Azisë është bërë diçka si “klishe” kohët e fundit, por dëshmitë tona – nga gjashtë anketime globale masive përgjatë gjashtë vjetësh, duke përfshirë pikëpamjet e më shumë se 80.000 studiuesve tregojnë se ekuilibri i fuqisë në arsimin e lartë dhe kërkimeve po lëviz ngadalë nga Perëndimi në Lindje”. Kina po përjeton një “bum të arsimit të lartë”, me një numë rekord studentësh prej 8 milionë, të cilët pritet të diplomohen nga universitetet kineze në 2017.
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.