Studimi: Një në gjashtë pika të prodhimit të qumështit hidhen çdo vit

Sipas një studimi, një në gjashtë pika të prodhimit të qumështit në mbarë botën ka humbur ose është tretur. Gjashtëmbëdhjetë për qind e produkteve të qumështit ose 116 milion ton – humbet ose fshihet në nivel global çdo vit, sipas Prof Peter Alexander, anëtar i Akademisë së sapo formuar të Bujqësisë dhe Sigurisë Ushqimore.
Ai llogariti se shitësit, shpërndarësit dhe konsumatorët janë përgjegjës për gjysmën e këtyre mbeturinave, duke hedhur afërsisht 60 milion ton baxho të prodhimit të qumështit në vit. Rreth 55 milion humbasin para se të arrijnë në dyqan –gjatë prodhimit dhe shpërndarjes si pasojë e prishjes dhe mbetjeve në fermë ose ndërsa qumështi është duke u shpërndarë dhe eksportuar jashtë vendit.
“Për të arritur një sistem sa më efikas dhe për të zvogëluar ndikimet mjedisore nga prodhimi i ushqimit, ne duhet të shqyrtojmë mënyrat për të reduktuar të gjitha këto burime humbjesh”, tha Aleksandri. Në shumë vende në zhvillim, përqindja e qumështit të humbur nga ferma në dyqan është shumë më e lartë se në vendet më të zhvilluara ekonomikisht, për shkak të vështirësive në ruajtjen dhe transportimin e produkteve.
Në vendet më të zhvilluara, si Mbretëria e Bashkuar, qumështi dhe baxhot e ruajtjes së qumështit kanë tendencën për tu hedhur në tregun me pakicë. Pavarësisht kësaj, prodhimi i qumështit po rritet me shpejtësi në mbarë botën gjatë katër viteve të fundit, duke u rritur me 6% midis 2014 dhe 2018, sipas Departamentit Amerikan të Bujqësisë (USDA).
Rritjet më të mëdha të prodhimit janë parë në Indi, Kanada, Holandë dhe Irlandë. Në BE çmimet e qumështit kanë rënë mesatarisht në 37 cent për kg në vitin 2014 në 28 cent në vitin 2018, sipas Bordit Evropian të Qumështit (EMB). Çmimet botërore të qumështit u rikthyen disi në vitin 2016, ndonëse jo në nivelet para 2014-ës.
Komisioni Evropian ka ndërmarrë disa veprime për të zbutur efektet e liberalizimit të tregut. Që nga korriku i vitit 2015, ajo ka blerë rreth 380,000 ton pluhur qumështi të skremuar nga mbiprodhimi në magazinim publik – i njohur si skema e ndërhyrjes së kërkesës.
Tashmë, Komisioni Evropian është duke u përpjekur ta shesë këtë pluhur, por me rritjen e furnizimeve, çmimet kanë patur një rënie. Shumica e fermave të qumështit në Evropë janë biznese të vogla familjare dhe çdo reduktim i prodhimit do të thotë humbje e të ardhurave familjare. Çmimet e ulëta të qumështit kanë pasur pak efekt në nivelet e prodhimit, pasi fermerët vazhdojnë të prodhojnë më shumë qumësht për të mbështetur rrjedhën e tyre të parasë.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.