Studimi: Njerëzit që gjithmonë vonohen jetojnë më gjatë dhe janë më të suksesshëm
Çuditërisht njerëzit që gjithmonë shfaqen me vonesë në aktivitetet e tyre të përditshme janë më optimistë dhe më pak të stresuar kur në fakt pritej e kundërta. Ju jeni duke menduar për dikë, apo jo? Ndoshta është shoku juaj më i mirë i cili thjesht nuk arrin askund në kohë ,ose ndoshta jeni vetë ju ata. Për njerëz të tillë ky është një lajm i mirë. Ska rëndësi nëse jeni njerëz që vonoheni rrallëherë apo shpeshherë, është personaliteti juaj moskokëçarës që ju sjell fat.
Njerëzit që vonohen janë të paaftë të stresohen, duke sjellë kështu mirëqenie shëndetësore, gjithashtu janë më largpamës. Këto karakteristika janë pikërisht ato që ju sjellin sukses në punën tuaj dhe ju japin jetëgjatësi. Shkenca ka treguar që stresi është tepër i keq në vija të përgjithshme. Njerëzit të cilët janë vonë ndihen më pak të stresuar, më të shkujdesur dhe përgjithësisht më të relaksuar. Kjo mund të çojë në uljen e tensionit të gjakut, duke pasur rreziqe më të ulëta të sëmundjeve të zemrës, shëndet më të madh kardiovaskular, si dhe shans më të ulët të depresionit, të gjitha këto komponentë mund të zgjasin jetën.
Siç ka shkruar Diana DeLonzor në librin e saj, Never Late Again, shumë njerëz të vonuar priren të jenë po aq optimistë dhe jorealistë. Sipas hulumtuesve në Harvard Medical School, “Hulumtimi na tregon se një vështrim optimist në fillim të jetës mund të parashikojë shëndet më të mirë dhe një normë më të ulët të vdekjes gjatë periudhave pasuese prej 15 deri në 40 vjet”. Optimizmi gjithashtu mund të ndikojë në produktivitetin dhe suksesin. Një studim midis shitësve zbuloi se optimistët kanë shitur rreth 88 për qind më shumë se kolegët e tyre pesimistë.
Ata performuan më mirë sepse ata kanë një opinion më të mirë. Ata kanë tendencën të kthehen pas në kohë për të kujtuar rastin e vetëm kur arritën të bëjnë shumë aktivitete brenda një ore të vetme dhe harrojnë të gjitha rastet e tjera kur ju është dashur shumë më tepër kohë për të zgjidhur aktivitetet ditore, ky është optimizëm.” Një studim i revistës “Metropolitan Life” mbi agjentët e shtijeve, të anketuarit që u renditën në 10%-shin si më optimistët kishin një sukses në shitje prej 88% sesa ata të cilët u renditën në 10%-shin më pesimist.
Ata të cilët arrijnë në një destinacion me vonesë apo i zgjidhin problemet e tyre me vonesë kategorizohen si entuziastë. Në pamje të parë mund të duken dembelë, të paorganizuar apo të padisiplinuar por në të vërtetë karakteri i tyre përbëhet nga të qënurit pozitiv, spontan, energjikë dhe të gjallë.
Kujtohuni për një moment për ndonjë nga miqtë tuaj të cilët vonohen gjithmonë. A kanë marrëdhënie me shumë njerëz dhe a kanë shumë hobi? Sipas “Lifehack.org” njerëzit që i shihni të vonohen në jetën e tyre të përditshme u ndodh kjo gjë pasi janë shumë socialë, duan të takojnë shumë njerëz brenda një kohe të shkurtër apo po ndjekin disa hobi njëkohësisht. Ata nuk e kanë kurrë problem nëse shohin dikë tjetër teksa vonohen pasi shohin veten e tyre tek ata.
Ata që janë pjesë e kësaj kategorisë nuk e vrasin aspak mendjen për të t’i bërë gjërat në kohën e duhur. Zakonisht kur duan të udhëtojnë e blejnë biletën në minutin e fundit, bëjnë gati një valixhe të vogël me shumë pak rroba dhe thjeshtë nisen. Ndonjëherë rrugës për në aeroport ata bëjnë rezervimet e hotelit pa e vrarë mendjen për shumë detaje. Zakonisht njerëzit që vonohen në çdo gjë por që nuk e bëjnë me qëllim hasin vështirësi në menaxhimin e parave.
Këta njerëz jo vetëm që nuk dinë të kursejnë por shpeshherë harxhojnë paratë që u kushton vonesa e tyre. Ata shijojnë momentin pa menduar për të nesërmen pasi mendojnë se kjo mënyrë jetesë u sjell një shpirt aventuresk. Njerëzit e kësaj kategorie janë më spontanë për t’ju përmbajtur rregullave, normave apo objektivave të punëve të tyre, madje ndonjëherë nuk dinë të përdorin as ‘google.map’. Nëse kanë një afat kohor për të mbaruar një punë apo për të arritur një objektiv, nuk e realizojnë sepse është detyra e tyre.
Ata e realizojnë në kohë vetëm nëse e kanë pasion atë detyrë. Një studim i “International Journal of Clinical and Health Psychology” ka treguar se njerëzit që përfshihen në këtë kategori kanë një nivel stresi më të lartë dhe si pasojë janë më të prekur nga sëmundjet e zemrës. E kundërta ndodh me ata të cilët përfshihen në kategorinë të cilët kanë një nivel stresi më të ulët dhe shanset për tu prekur nga sëmundjet koronare janë më të vogla.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.