Studimi: Orët e plota të gjumit në fundjavë, përmirësojnë shëndetin tuaj
Shumë prej jush i humbasin orët e plota të gjumit gjatë të gjithë javës, dhe më pas kur vjen fundjava përpiqen të rikuperojnë të gjithë sasinë e gjumit që kanë humbur gjatë të gjithë javës.
Fillimisht shkencëtarët e kanë shmangur sugjerimin e kësaj pasi gjumi nuk është diçka që mund ta rezervosh për të ardhmen apo të rikuperosh kohën e humbur.
Megjithatë, hulumtimet e reja sugjerojnë se fjetja e disa orëve më shumë në fundjavë është një gjë e mirë për shëndetin.
Por pavarësisht kësaj, trupi e pëlqen rutinën ndaj do të ishte më mirë sikur të përpiqeshit të merrni sasinë. Kështu nëse ju dhe gjatë javës merrni sasinë e gjumit që ju nevojitet atëherë do ta keni më të thjeshtë të qëndroni në orarin tuaj normal edhe në fundjavë.
Trupit i bën mirë pak më shumë gjumë në fundjavë pasi nxjerr lodhjen e të gjithë javës. Por nëse do të krijonit një program javor I cili ju mundëson gjumë të plotë gjatë të gjithë javës atëherë trupi juaj do ta vlerësonte atë.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.