Studimi/ Paraja lehtëson distancimin social – Pandemia amplifikon pabarazitë edhe kur bëhet fjalë për parandalimin

Kur bëhet fjalë për të kuptuar se sa njerëz do të respektojnë masat parandaluese kundër Covidit, të tilla si distancimi shoqëror dhe përdorimi i maskës, ekziston një faktor që mund të ndihmojë në parashikimin se si do të shkojnë gjërat: ai ekonomik. Sipas një studimi nga Universiteti Johns Hopkins (Baltimore) ekziston një marrëdhënie shumë e ngushtë midis mirëqenies financiare të një personi ose një familjeje dhe respektimit të sjelljeve mbrojtëse ndaj pandemisë: jo sepse ata që kanë më shumë mundësi janë domosdoshmërish më të vëmendshëm (në të vërtetë: shembuj të kundërt ka me bollëk), por sepse në kushte të caktuara ekonomike është thjesht më e lehtë të respektosh këto masa.
Studimi i kryer në prill 2020 bazohet në të dhëna për pagën, karakteristikat demografike, gjendjen shëndetësore, punësimin dhe cilësinë e strehimit të rreth 6,000 njerëzve nga 6 vende të ndryshme, një mijë prej të cilëve banojnë në SHBA. Vullnetarët e përfshirë u pyetën se sa kishte ndryshuar sjellja e tyre krahasuar me periudhën para pandemisë dhe nëse ata kishin rritur distancën sociale (distanca nga vendet e mbushura me njerëz, më pak dalje për pazar, më pak vizita te miqtë dhe familja) si dhe higjiena e duarve dhe përdorimi i maskës.
Të gjithë kishin ndryshuar zakonet e tyre të jetesës, por njerëzit në grupin më të pasur të konsideruar nga studimi (me të ardhura rreth 190,000 euro në vit) kishin deri në 54% më shumë gjasa të rrisnin sjelljet vetëmbrojtëse sesa për njerëzit në intervalin më të ulët ekonomik (10,700 euro në vit). Të dhënat kapin gatishmërinë për të ndryshuar sjelljen, jo përqindjen e njerëzve që u përmbahen rregullave.
Sidoqoftë, hulumtimi gjithashtu sqaroi arsyen për këtë fleksibilitet të dukshëm më të madh: për njerëzit me të ardhurat më të larta, respektimi i rregullave të distancimit ishte shumë më pak i lodhshëm. Vullnetarët në këtë grup kishin më shpesh mundësinë për të punuar nga shtëpia dhe kishin kaluar më lehtë nga të qenit fizikisht në punë në telework – në vend të kalonin nga puna ballë për ballë në humbjen e vendit të punës.
Krahasuar me ata që kishin vazhduar të dilnin për të punuar, ata që punonin nga shtëpia kishin 24% më shumë gjasa të respektonin distancën shoqërore. Ndërsa ata që tashmë kishin fituar më pak para pandemisë, kishin arritur në Covid në kushte më të brishta punësimi, me shanse më të mëdha për të humbur punën e tyre ose për të kapërcyer pagat.
Karantina është më pak e rëndë për ata që kanë një shtëpi të gjerë dhe të rehatshme. Nuk është për t’u habitur, të anketuarit që jetonin në shtëpi pa hapësirë të hapur në dispozicion ishin 20% më pak të prirur për të ndryshuar zakonet për sa i përket distancës. “Është e kuptueshme që ata që nuk jetojnë në një shtëpi të rehatshme priren të dalin më shpesh – thotë Nick Papageorge, autori i parë i studimit – por ajo që duam të theksojmë është se ata që qeverisin mund, për shembull, të mendojnë të hapin parqe qyteti nëpër lagjet më të mbushura me njerëz gjatë një pandemie. Ndoshta është një rrezik që ia vlen të merret ”.
Çuditërisht, kushtet shëndetësore para-ekzistuese (të tilla si diabeti, hipertensioni, sëmundja e zemrës, astma) nuk duket të kenë një ndikim po aq të rëndësishëm në ndryshimin e zakoneve të tyre në një kuptim mbrojtës – në të vërtetë, ata me çrregullime kardiovaskulare dukeshin më pak të ngjarë të vëzhgonin masat e distancimit, mbase brenda një jetese të përgjithshme më pak të ndërgjegjshme për shëndetin. Ajo që bën ndryshimin është aftësia për të kombinuar shqetësimin e distancimit me përfitimet e mundshme, të tilla si kalimi i më shumë kohë me familjen. Megjithatë, edhe në këtë rast, ndryshimet në zakonet mbrojtëse janë më të nuancuara, për ata që jetojnë në pasiguri ekonomike. (Focus)
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.