Studimi: Parandjenjat nuk janë të pazakonta, reagimet emocionale lidhin trurin e individëve njësoj si “wi-fi”

E keni parasysh atë momentin kur merrni diçka pa e kuptuar se si? Një profesor ka një teori mjaft të këndshme se pse ndodh kjo.
Ne tashmë e dimë se gjuha luan vetëm një pjesë në komunikimin njerëzor dhe se sinjalet joverbale janë gjithashtu kyçe.
Por Digby Tantam, një profesor i psikoterapisë në Universitetin e Sheffield, e çon këtë në një fazë tjetër duke argumentuar se truri njerëzor është i ndërlidhur njësoj si “wi-fi”.
Tantam pohon se truri mbledh mikrosinjale të vogla që komunikojnë atë që një person po mendon duke na dhënë atë që e quajmë ndryshe “parandjenjë”, apo moment intuitiv.
Tantam tha për Telegraph se e quan këtë fenomen “Interbrain” .
Ne mund të kuptojmë drejtpërsëdrejti emocionet e njerëzve të tjerë dhe se çfarë gjëje ata janë duke i kushtuar vëmendje në moment.
Ajo bazohet në lidhjen e drejtpërdrejtë midis trurit tonë dhe njerëzve të tjerë. Kjo quhet ndërhyrje ose ndryshe “Interbrain”.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.