Studimi për efektet e post-Covid – Rastet e lehta, probleme me vëmendjen dhe kujtesën, në 6-9 muaj pas infeksionit
Njerëzit me Covid-19 të lehtë që nuk vuajnë simptoma të tjera të “Covidit të gjatë”, mund të përjetojnë përkeqësim të vëmendjes dhe kujtesës në 6-9 muaj pas infeksionit, sipas një studimi të Universitetit të Oksfordit në Britani. Problemet me funksionin e njohjes, që ndikojnë nivelin e përqëndrimit, së bashku me problemet me kujtesën dhe lodhjen fizike, janë karakteristika të Covidit të gjatë, por nuk është përcaktuar se sa gjerësisht të përhapura janë problemet me vëmendjen pas infeksionit me Covid-19.
Në studim, pjesëmarrësve që ishin testuar pozitiv më parë me Covid por nuk kishin raportuar simptoma të tjera të covidit të gjatë, i’u kërkua të ndërmarrin ushtrime për të testuar kujtesën dhe aftësitë e funksionit njohës. Hulumtuesit zbuluan se pjesëmarrësit ishin dukshëm më keq në rikujtimin e eksperiencave personale, që njihet si kujtesë episodike, deri në 6 muaj pas infeksionit. Ata kishin gjithashtu një rënie më të madhe në aftësinë e tyre për të ruajtur vëmendjen me kalimin e kohës, krahasuar me individët e painfektuar, deri në 9 muaj pas infeksionit.
“Ajo që na surprizon është se pavarësisht se të mbijetuarit e Covid nuk ndiheshim më simptomatik në kohën e testimit, ata treguan një degradim të vëmendjes dhe kujtesës”- tha Sija Zhao e Departamentit të Psikologjisë Eksperimentale tek Universiteti i Oksfordit. ‘Studimi ynë zbuloi se njerëzit mund të përjetojnë pasoja kronike të funksionit të njohjes për muaj me radhë”- shtoi ajo. Hulumtuesut theksuan se individët me kalimin e kohës vëretuan që kujtesa episodike dhe spektri i vëmendjes u ritkhyen kryesisht në normalitet pas 6 dhe 9 muajve në mënyrë respektive.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.