Studimi / Të gjithë të infektuarit me Covid zhvillojnë antitrupa dhe imunitet afatgjatë!

Shkencëtarët tani mund të kenë një përgjigje për një nga pyetjet më të rëndësishme në lidhje me COVID-19: nëse njerëzit zhvillojnë imunitet afatgjatë.
Një studim i ri zbuloi se të gjithë të infektuarit me COVID-19, madje edhe ata me raste asimptomatike zhvillojnë qeliza T specifike për virusin.
Qelizat T identifikojnë dhe vrasin qelizat e infektuara, dhe qelizat B krijojnë antitrupa të reja. Këto qeliza mund të sulmojnë virusin nëse ai kthehet sërish ndonjëherë.
Pra, konstatimi i ri është një dëshmi e fortë që të gjithë pacientët me gjasë zhvillojnë imunitet afatgjatë.
Autorët e studimit të ri ekzaminuan gjakun nga 206 njerëz në Suedi që kishin COVID-19 me shkallë të ndryshme të ashpërsisë. Ata zbuluan se pavarësisht nëse një person ishte shëruar nga një rast i butë ose i rëndë, ata gjithsesi zhvilluan një përgjigje të fortë të qelizave T. Edhe pacientët me koronavirus të cilët nuk testuan pozitivisht për antitrupa zhvilluan qelizat T, treguan rezultatet.
D.B – SCAN
Burimi: Business Insider
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.