Studimi: “Varianti i ri britanik shkakton vdekshmëri dukshëm më të lartë” / Shifrat

Varianti Covid i identifikuar për herë të parë në Britani ka vdekshmëri ‘dukshëm më të lartë’, zbulon studimi. Varianti shumë infektiv britanik i Covid-19 është midis 30% dhe 100% më vdekjeprurës sesa llojet e mëparshme.
Në një studim që krahasonte nivelet e vdekjeve midis njerëzve në Britani të infektuar me variantin e ri SARS-CoV-2, i njohur si B.1.1.7, kundër atyre të infektuar me variante të tjera, shkencëtarët thanë se varianti i ri kishte vdekshmëri “dukshëm më të lartë”, raporton Reuters.
Varianti B.1.1.7 u zbulua për herë të parë në Britani në Shtator 2020 dhe që atëherë është gjetur në më shumë se 100 vende.
Varianti ka 23 mutacione në kodin gjenetik – një numër relativisht i lartë i ndryshimeve – dhe disa prej tyre e kanë bërë atë shumë më të aftë të përhapet.
Shkencëtarët britanikë thonë se është rreth 40% -70% më e transmetueshme sesa variantet më parë dominuese të koronavirusit.
D.B – SCAN
Burimi: The Guardian
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.